Kek me vaj ulliri

Embelsira

Përbërësit
200 ml vaj ulliri
5 vezë
500 gr miell
1 lugë e vogël pluhur pjekës
2 lëkurë portokalli
200 ml lëng portokalli
400 gr sheqer

Përgatitja
1
Në një enë të madhe qelqi kombinoni vezët sheqerin dhe i rrihni mirë. Shtoni më pas vajin e ullirit .
2
Ndërkohë që i trazoni, shtoni lëkurën e portokalleve dhe lëngun e tyre, miellin e situr dhe e përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
3
Merrni një tavë qelqi dhe e lyeni me pak vaj ulliri Borsh. Shtroni me kujdes masën e brumit që përgatitët dhe e përhapni njëtrajtësisht në të gjithë tavën.
4
E vendosni në furrë të piqet, në temperaturë 180 gradë për rreth 25 minuta. Pasi të jetë gati, sipër i shtoni pak sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *