Kek me salcë Luleshtrydheje

Embelsira, Salca

Përbërësit
1 e 1/4 gota thërrime buke (të fortë)
1/4 filxhan sheqer (i bardhë)
2 lugë çaji kanellë
1/3 filxhan gjalpë (i shkrirë)
300 gr luleshtrydhe (të prera në feta)
1 lugë gjelle miell misri
200 gr krem djathi
400 ml qumësht (i kondensuar, i ëmbëlsuar)
1/4 filxhan lëng limoni
1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
3 vezë
1 lugë gjelle ujë (sipas dëshirës)

Përgatitja
1
Përziejmë thërrimet e bukës me sheqerin, kanellën dhe gjalpin në një tas. I shtypim mbi pjesën e poshtme të një tepsi rrumbullake për ke. I fusim në frigorifer për 30 minuta.
2
Nxehim paraprakisht furrën në 150 gradë C. Vendosim luleshtrydhet dhe miellin e misrit në një blender. I mbulojmë dhe i përziejmë derisa të bëhet një masë e butë pureje. Hedhim salcën e lulushtrydheve në një tigan.
3
E lemë të vlojë në temperaturë të lartë. E lemë të vlojë dhe e përziejmë deri sa salca të ntrashet dhe të shkëlqejë, rreth 2 minuta. Lemë mënjanë 1/3 filxhan salcë lulushtrydheje, në të freskët. E mbulojmë dhe e fusim në frigorifer salcën e mbetur për ta shërbyer më vonë.
4
Rrahim djathin krem në një tas përzierjeje me një mikser elektrik deri sa të bëhet një masë pushatake e lehtë dhe gradualisht e rrahim edhe me qumështin e kondensuar. Përziejmë në të lëng limoni dhe ekstrakt vaniljeje.
5
Pastaj rrahim vezët në shpejtësi të ulët deri sa të përzihen dhe ato. Hedhim gjysmën e përzierjes së djathit krem mbi thërrimet dhe derdhim gjysmën e salcës së ruajtur së luleshtrydheve me nga gjysmë luge çaji në shtresën e djathit krem.
6
Me kujdes shpërndajmë me lugë mbi salcë përzierjen e mbetur të djathit krem. Derdhim salcën e mbetur të lulushtrydheve sipër kekut me lugë të vogla çaji. Me një thikë presim pak vetëm majën e kekut, që të rrjedhë salca e luleshtrydheve.
7
E pjekim në furrën e nxehur që më parë, për 45 deri në 50 minuta. E lemë të ftohet në një raft teli për 10 minuta. Fusim me kujdes thikën në fund të kekut në tavë për ta liruar nga tava.
8
E lemë të ftohet edhe 1 orë më tepër. E lemë në frigorifer gjatë gjithë natës. E shërbejmë salcën me luleshtrydhe bashkë me kekun. Nëse salca është shumë e trashë, e përziejmë me ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *