Kek me qumësht dhe kakao

Embelsira

Përbërësit :

380 gr miell

200 gr sheqer

4 vezë

180 ml vaj luledielli

180 ml qumësht

1 pako me esencë vanilje

16 gr fryrës për ëmbëlsira

40 gr kakako

Kripë

Sheqer pluhur

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Përgatitja :

Për të përgatitur këtë recetë hidhni në një enë të thellë vezët, pak kripë dhe filloni t’i rrihni me anë të rrahseve elektrike.

Kur vezët të kenë filluar të krijojnë shkumë, hidhni edhe sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen.

Pas disa momentesh hidhni esencën e vaniljes dhe përzieni për 5 minuta derisa të shkrihen të gjithë përbërësit.

Shtoni vajin, dhe qumështin dhe përzieni për 2 minuta me rrahëset elektrike derisa të formohet një masë e lëngëshme e shkumoze.

Po aty sitni gjysmën miellin, përzieni me rrahëse elektrike e më pas sitni pjesën tjetër të miellit.

Përzieni derisa të formohet brumi i trrashë dhe të mos formohen kokrrat, shtoni dhe fryrësin për ëmbëlsira.

Më pas merrni një enë tjetër të thellë dhe hidhni gjysmën e brumit që krijuat.

Sitni tek njëra nga enët kakaon dhe përzieni mirë me anë të një luge ose spatula pa krijuar kokrriza.

Sigurohuni që i gjithë brumi të marrë ngjyrën e kakaos dhe ndërkohë lyeni me gjalpë një tavë rrethore me madhësi 22 cm.

Shtoni në fillim gjysmën e bardhë të brumit atë me qumësht  dhe sheshojeni me anë të një spatula.

Më pas shtoni pjesën kafe të brumit, shtrojeni me spatula, sipër shtoni pjesën tjetër të brumit me qumësht.

Futeni në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë për 50 minuta.

Lëreni të piqet derisa të marrë ngjyrë të artë e më pas spërkateni me pak sheqer pluhur për më shumë shije.

*NAUTUBONE
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3lctPfS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *