Kek me Luleshtrydhe

Embelsira

Përbërësit:
80g gjalpë
180 gr miell
Sodë për ëmbëlsira
1/3 lugë kafeje kripë
150 gr sheqer
1 vezë
130 ml qumësht
1 bustinë vanilje
250-300 gr luleshtrydhe


Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180°.
Në një tas, rrahim gjalpin dhe sheqerin me rrahësin elektrik për tre minuta. Shtojmë vezën dhe më pas qumështin pa e fikur rrahësin elektrik.
Hedhim kripën dhe vaniljen, ulim shpejtësinë e rrahësit dhe nëpërmjet një site, shtojmë miellin me sodën. Hedhim brumin te tava e veshur me letër furre, vëmë sipër luleshtrydhe të ndara në mes pa i ngjeshur në brumë.
E pjekim kekun në furrë për 35-40 minuta.
Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve dhe nëse ajo del e pastër, keku është gati. E lëmë të pushojë për 10 minuta në tavë Keku ka shije më të mirë nëse konsumohet të nesërmen. Mund të shoqërohet me pak akullore me vanilje dhe copëza luleshtydhesh.
Ju bëftë mirë!

Articles You May Like

Receta Gatimi