Kek me krem djathi

Embelsira

Përbërësit

300 g gjalpë i zbutur

250 g krem djathi

300 g sheqer

1 lugë e gjysmë me vanilje

6 vezë

400 g miell

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Si fillim merrni një tas të madh dhe aty të hidhni gjalpin e zbutur.

Shtoni dhe kremin e djathit dhe sheqerin dhe përzjejeni me rrahësin elektrik.

Masa duhet të jetë voluminoze dhe të mos ketë kokrra sheqeri të pa tretura.

Më pas shtoni vaniljen dhe vezët një e nga një, kështu masa do të fillojë të bëhet akoma dhe më shumë kremoze.

Pasi të keni hedhur vezët, radhën e ka mielli.

Masën e miellit ta ndani në katër pjesë dhe ta hidhni tek tasi ngadalë.

Përzjejeni mirë derisa të formoni brumin e kekut.

Merrni një tavë dhe lyejeni mirë me gjalpë dhe spërkateni me pak miell, kështu ëmbëlsira nuk do të ngjitet.

Kaloni aty brumin e përgatitur dhe përhapeni me ndihmën e një luge që sipërfaqja të jetë e njëtrajtshme.

Piqeni në furrë të ngrohur me 200 gradë derisa sipërfaqja të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Pasi të jetë pjekur kekun lëreni të ftohet për 10 minuta dhe pastaj hiqeni nga tava.

Mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur apo me çokollatë të shkrirë sipas dëshirës.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *