Kek me gliko portokalli

Embelsira

Përbërësit :

Për glikonë me portokalle :

1 gotë e gjysmë uji me sheqer

1 gotë e gjysmë me ujë

2 portokalle të prera në feta

Për brumin e kekut :

230g gjalpë

2 gota sheqer

4 vezë

1 gotë qumësht

Lëkura e një portokalli

3-4 lugë gjelle me lëng portokalli

3 gota me miell

1 lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash

Gjysmë luge çaji me sodë buke

Gjysmë luge me kripë

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Për të përgatitur glikonë e portokalleve, nëse nuk keni të gatshme, ju tregoj një mënyrë shumë të shpejtë.

Në një tenxhere tresni sheqerin dhe ujin dhe vendosini të ziejnë në zjarr mesatar.

Shtoni fetat e portokallit dhe lërini të ziejnë për 5-8 minuta.

Kalojini në një pjatë dhe lërini të ftohen për 15 minuta.

Kur të jenë ngrirë nga sherbeti, pritini hollë dhe lërini në një pjatë derisa t’ju nevojiten.

Ndërkohë ngrohni furrën në 180 gradë.

Në një tas të madh rrihni gjalpin dhe sheqerin derisa të formoni një krem të njëtrajtshëm me ngjyrë të lehtë.

Shtoni vezët një e nga një, duke i rrahur mirë që të bashkohen me përbërësit e tjerë.

Hidhni qumështin dhe përzjejeni mirë që kremi të jetë i njëtrajtshëm.

Më pas shtoni lëngun dhe lëkurën e portokallit.

AgroWeb.org ju këshillon që ta shtoni miellin ngadalë, prandaj hidhni fillimisht një gotë më pas pjesën e mbetur.

Në fund shtoni sodën e bukës, fryrësin dhe kripën.

Përzieni edhe portokallet që përgatitët më parë dhe përzjejini me një lugë gjelle në mënyrë që të përhapen në të gjithë brumin.

Lyeni një tavë mirë me gjalpë të shkrirë ose vaj dhe kaloni aty brumin që përgatitët.

Vendoseni për ta pjekur duke e lënë telin e furrës në shkallën e mesit.

Piqeni për 50 minuta në po 180 gradë derisa sipërfaqja e tij të marrë një ngjyrë të artë.

Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet për 20 minuta më pas kalojeni tek një pjatë e madhe.

Ndërkohë keni ruajtur lëngun e glikosë kur përgatitët portokallet dhe disa feta portokalli.

Spërkateni me lëngun e glikosë dhe zbukurojeni sipërfaqen e kekut me fetat e portokallit.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Reçel me boronica
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Tavë me bamje
Petulla të mbushura me djathë të bardhë
Çaji i lëkurave të patateve për qarkullimin e gjakut dhe gurëve në veshka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *