Kek me fiq të thatë

Embelsira

Përbërësit :

3 kokrra vezë

400 gr miell gruri

300 ml qumësht

180 gr sheqer

100 gr gjalpë

200 gr fiq të thatë

75 gr arra

Një lugë çaji sodë buke ose fryrës ëmbëlsirash

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Si fillim, ndani të verdhat nga të bardhat e vezëve.

Të verdhat e vezëve ruajini në një tas të vogël mënjanë.

Bashkoni në një tas të bardhat e vezëve me sheqerin dhe rrihini derisa të krijohet një masë shkumë e palëvizshme.

Në këtë moment shtoni gjalpin e prerë në copëza të vogla dhe vijoni të përzjeni masën derisa të njëtrajtësoshet.

Vendosni fryrësin e ëmbëlsirave apo sodën në një filxhan kafeje me pak qumësht dhe trazojeni pak sa të tretet.

Shtojeni tek masa që keni me të bardhën e vezës dhe nisni të shtoni aty pak nga pak miellin duke e përzierë vazhdimisht derisa të keni shtuar gjithë miellin.

Përmes një thike të mprehtë prisni fiqtë e thatë në copëza të vogla, thërrmoni edhe arrat dhe shtojini tek brumi që po përgatisni.

Shtoni gjithashtu të verdhat e vezëve dhe qumështin dhe punoni brumin me duar derisa masa e tij të bëhet homogjene.

Lyejeni një tepsi të vogël (ose tepsi ëmbëlsirash nëse keni) me gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj, më pas shtroni aty brumin dhe hapeni në të gjithë tepsinë.

Parangrohni furrën në 180 gradë dhe futeni ëmbëlsirën të piqet për 45 minuta. Lëreni të ftohet dhe kur ta servirni spërkatesni sipër me sheqer pluhur.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Zupë me kos dhe biskota
Gjellë me bathë
Tavë me bamje
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Supë me pulë e hudhra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *