Kek me banane

Embelsira

Nëse po mendoni të përgatisni një ëmbëlsirë të thjeshtë dhe të shijshme njëkohësisht, ju sugjerojmë një recetë keku me banane. Nuk ka asgjë të vështirë në përgatitjen e tij ndaj ia vlen të provoni një shije të ëmbël.

Përbërësit:

-2 banane,
-3 vezë,
-200 gr miell,
-100 gr sheqer,
-100 ml vaj ulliri,
-125 gr kos,
-1 majë lugë kafeje sodë buke,
-Pak kripë.

Përgatitja:

Shtoni vezët në një enë dhe më pas hidhni në të edhe sheqerin.
I rrihni ato me anë të një mikseri elektrik për disa minuta dhe më pas hidhni edhe kosin.

Në një enë shtoni miellin me sodën e bukës, përziejini mirë dhe më pas shtojini në enën me vezë. Përziejini në mënyrë që të përftoni një masë brumi homogjene.

Bananet copëtojini dhe me anë të një piruni formoni një lloj pureje.

Hidhini edhe ato në masën e brumit dhe transferojeni këtë të fundit në formën e kekut të lyer me pak vaj.
Vendoseni në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për rreth 45 minuta.
Mund ta dekoroni me sheqer pluhur.

Caj Dobesimi 15 kg + E perfitoni tani me 50% ulje. Kliko ne foto per te bere porosine tuaj.

Articles You May Like

Çaji i lëkurave të patateve për qarkullimin e gjakut dhe gurëve në veshka
Petulla të mbushura me djathë të bardhë
Hallvë me arra dhe lëng portokalli
Oriz me midhje dhe perime
Supë me pulë e hudhra