Kek me banane dhe kos

Embelsira

Përbërësit :

170 gr banana

170 gr miell

45 gr miell orizi

200 gr sheqer

2 vezë mesatare

125 gr kos

80 ml vaj luledielli

1 lëkurë limoni

8 gr fryrës për ëmbëlsira

Kripë

*Hypertea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2O4tQWQ
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/37UGpuR

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete qëroni dhe të prisni bananet në rrathë të hollë 2-3 cm.

Hidhini ato në një enë të thellë dhe filloni t’i shtypni me anë të një piruni dhe do të përfitoni rreth 100 gr purë bananesh.

Grini tek bananet lëkurën e një limoni, përziejini dhe lërini mënjanë për disa minuta.

Në një tjetër enë, hidhni 2 vezët bashkë me sheqerin dhe përziejini me rrahëset elektrike, derisa të formohet një masë shkumoze.

Kur kjo të ndodhë shtoni pak nga pak vajin dhe kosin duke përzier vazhdimisht.

Sitni në një enë dy llojet e miellit, bashkë me fryrësin për ëmbëlsira dhe pak kripë.

Përzieni me anë të një luge dhe këtë masë shtojeni pak nga pak tek ena ku përziet vezët duke vazhduar me përzierjen me rrahëset elektrike.

Në fund kur të keni përfituar një masë të trashë e kompakte, shtoni purenë e bananeveteksa përzieni.

Zgjidhni një tavë rrethore rreth 22 cm dhe hidhni në të të gjithë brumin duke e tundur pak në mënyrë që të çlironi ajrin që mund të ket mbetur brenda brumit.

Futeni të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë për 40 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.

Kur të jetë pjekur, nxirreni nga furra, lëreni të ftohet pak e më pas hiqeni nga tava dhe spërkateni me pak sheqer pluhur.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *