Kek i Kripur

Brumera, Kalorike

Përbërësit
1 filxhan miell tërshëre
1 filxhan miell gruri
3 kokrra vezë
1 pluhur pjekës (ose 1 lugë gjelle sodë buke)
kripë (ose në vend të kripës djathë, ullinj etj)
1/3 filxhan qumësht
4 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja
1
Marrim miellin e grurit, tërshërën e bluar, tre kokrra vezë, pluhurin pjekës dhe i përziejmë dhe shtojmë pak qumësht, ashtu siç bëjmë kur gatuajmë një kek të ëmbël.
2
Më pas, shtojmë perime sipas dëshirës (spinaq, djath, ullinj, brokoli, fara lini, karrota, bajame, lakër, fara susami, spec me ngjyra të ndryshme etj.), djath të ndryshëm, ullinj, fruta të thata apo fara dhe shpërndajmë masën, në forma të vogla, të lyera me pak vaj ose mund të përdorim letrën e pjekjes (letër kalku) dhe pjekim kekun e kripur në 180- 200 gradë, për rreth 20-25 minuta, ndërsa kemi ngrohur paraprakisht furrën.
3
Keku mund të ruhet në frigorifer për 5 ditë.

Articles You May Like

Tartë me gjizë të ëmbël dhe domate
Ja si të bëni qofte në tavë
Qofte me patate dhe qepë të njoma
Pse duhet të hani sa më shumë spec djegës ?
Dollma( japrak) me lakër të bardhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *