Hallve

Embelsira, Kalorike

Hallva, ëmbëlsire që gatuhet nga shumë zona shqiptare dhe ballkanase, zakonisht përgatitet në raste të ndryshme festive ose jo.

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 500 gr gjalpë
  • 1.5 lt ujë
  • 1 kg sheqer
  • 150 gr rrush i thatë
  • 150 gr arra

Përgatitja: 1. Skuqni miellin në gjalpë në zjarr të ulët për rreth 30 minuta ose deri sa mielli të marrë ngjyrë kafe të hapur dhe përzierja të bëhet e lëngshme, aq sa të rrjedhë me lehtësi nga luga. 2. Ndërkohë jepini valë ujit dhe hidhni gradualisht në miellin që skuqet, duke e përzier pa ndërprerje. 3. Pasi të keni hedhur tërë ujin dhe ta keni përzier, shtoni sheqerin. 4. Gatuajeni duke e përzier deri sa të marrë përsëri valë. 5. Shtoni arrat dhe rrushin e thatë. 6. Hiqeni nga zjarri dhe përziejeni mirë. 7.Shërbejeni në pjatancë ose në forma sipas dëshirës.


Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *