Hallvë me sherbet dhe bajame

Embelsira

Përbërësit :

1 gotë miell

1 gotë me gjalpë të shkrirë

1 gotë me sheqer

Gjysmë gote ujë

50g bajame të paqëruara

Përgatitja :

Vendosni një tigan në zjarr të ulët dhe aty të hidhni miellin.

Me një lugë druri piqeni atë derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë të lehtë.

Ky proces mund të dojë rreth 7-8 minuta.

Kalojeni më pas në sitë për të shmangur kështu krijimin e kokrrizave.

Shtoni tek mielli gjalpin e shkrirë, të cilit i keni hequr shkumën e bardhë që krijohet kur ai shkrin.

Përzjejeni mirë e miellin duke e rrahur me telin e kuzhinës derisa të krijoni një pastë të plotë.

Ndërkohë vendosni një tenxhere në zjarr të ngadaltë dhe hidhni aty ujin dhe sheqerin që kërkon receta.

Lëreni të kthejë valë kështu do të formohet një shurup apo sherbet.

Përzieni mirë dhe ta linin në zjarr derisa të mpikset totalisht.

Duke e ulur zjarrin, shtoni pastën e miellit dhe gjalpit dhe përzjejeni me telin e kuzhinës.

Përzjejeni në zjarr derisa brumi i hallvës të fillojë të formohet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres.

Do t’ju duhet rreth 5-6 minuta për përgatitjen e saj.

Më pas kalojeni në një tavë të lyer mirë me gjalpë dhe hapeni si një petë të trashë në sipërfaqen e saj.

Vendosni sipër hallvës bajamet e pjekura në furrë për 7-8 minuta.

Mjafton që ta prisni në katrorë dhe ta shërbeni për të dashurit tuaj.

Produkte dobesimi vetem per personat qe jetojne ne Itali !
Porosit ketu :
*Black latte https://bit.ly/38EN7po
*Eco Slim https://bit.ly/3tfsIir
*Matcha Slim https://bit.ly/3viSrZ8
*Chocolate Slim https://bit.ly/3bHnWEj
Produkte dobesimi vetem per pesonat qe jetojne ne Gjermani !
Porosit ketu :
*Black latte https://bit.ly/3thQAlq
*Eco Slim https://bit.ly/3crBH9n
*Matcha Slim https://bit.ly/2Q4C0Qd
*Chocolate Slim https://bit.ly/2Q2cuuM

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *