Përbërësit
2 filxhanë çaji me mjaltë
1 filxhan e gjysmë çaji me fara susami
3-4 lugë me vaj ulliri
2 filxhanë çaji me bajame të pjekura dhe të shtypura (por mund të përdorni dhe arror të tjerë sipas dëshirës)
Përgatitja
Hapi i parë
Sekreti dhe përbërësi kryesor i hallvasisë është pikërisht salca e farave të susamit. Kjo salcë nuk është gjë tjetër vetëm fara susami të bluara me pak vaj ulliri.
Në një tigan pa yndyrë vendosni në zjarr farat e susamit, sa për t’i pjekur pak.
T’i përzieni me një lugë druri, kështu do të marrin një ngjyrë të artë.
Nëse e preferoni hallvasinë më të hidhur, mund ta anashkaloni hapin e pjekjes në tigan, duke i përdorur farat e susamit të njoma.
Më pas hidhini në grirësen elektrike dhe shtoni vajin e ullirit që nevojitet.
Bluajini derisa farat të jetë tretur plotësisht dhe të jetë formuar një salcë jo shumë e trashë.
Kalojeni masën në një xhezve dhe vendoseni në ngrohet.
Hapi i dytë
Ndërkohë në një tenxhere të thellë vendosni mjaltin të zjarr mesatar.
AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes, mjalti duhet lënë në zjarr derisa të ketë filluar të karamelizohet.
Për të kuptuar nëse mjalti është gati, mjafton që me një lugë druri të hidhni disa pika mjalti në një gotë me ujë. Nëse formon një masë të butë dhe të ngjitshme kur e shtypni, largojeni tenxheren nga zjarri.
Hapi i tretë
Shtoni aty salcën e farave të susamit, të cilën e keni ngrohur, dhe me një lugë druri duhet ta përzieni ngadalë në mënyrë që masat të bashkohen.
Nësë doni të përdorni arra, bajame, stika apo lajthi ky është momenti kur duhet t’i shtoni. Vazhdoni të përzieni derisa masa të fillojë të forcohet, përreth 6-8 minuta.
Kalojeni masën në një tavë të lyer mëparë me vaj ulliri, mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për 36 orë.
Koha e përcaktuar do të mundësojë krijimin e kristaleve të sheqerit, që i jep hallvasisë dëndësinë dhe trashësinë e saj unike.
Më pas mjafton që ta ndani në pjesë me një thikë të mprehtë, dhe ta mbështillni me qese plastike kuzhine dhe mund ta ruani gati për 4-5 muaj në frigorifer.
Hallvasia mund të jetë shoqëruesja e mëngjesëve për t’i dhuaruar atyre shijen e saj unike pak të hidhur dhe të ëmbël.
Por dhe për t’ua servirur miqëve apo të afërmve tuaj bashkë me çajin apo kafen, si për t’i ëmbëlsuar ditën.