Gurabije me sherbet

Embelsira

Për përgatitjen e 40 gurabijeve nevojiten :

500 gramë gjalpë të tretur

600 gramë sheqer pudër

1100 gramë miell

1  lugë çaji vanilje

Për përgatitjen e sherbetit:

3 gota sheqer

4 gota ujë

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Përgatitja:

Hedhim sheqerin mbi sipërfaqen e punimit të brumit

Në mes të sheqerit vendosim gjalpin dhe anash miellin.

Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë.

Në fillim përziejmë gjalpin me sheqerin pastaj shtojmë miell deri sa ta përfundojmë të gjithë.

Brumin e presim në forma sipas dëshirës siç mund të jetë gjysmë hënë ose rrumbullake.

Gurabijet vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë në temperaturë rreth 150 C.

Pasi të jenë pjekur dhe ftohur, gurabijeve u hidhet sipër sherbet i përgatitur, i cili duhet të jetë i ngrohtë .

Për t’i bërë edhe më të shijshme dhe të veçanta gjatë përgatitjes, brumit mund t’i shtoni 100 gr kakao apo kafe të bluar.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *