Gliko Fiku

Gliko - Recel

Përbërësit
1 kg fiq (të egër)
1.2 kg sheqer
1 lugë çaji limontoz
1 filxhan çaji lëng trëndafili

Përgatitja
1
Pasi mblidhen, fiqve u pritet bishti dhe shpohen disa herë, në mënyrë që të bëhen të depërtueshëm.
2
Më pas, frutat lahen dhe hidhen në ujë të valuar për rreth 7 minuta. Vlimi ia heq hidhësirën.
3
Pas vlimit, frutat vendosen në ujë të ftohtë dhe më pas shtrydhen lehtësisht. Pasi shtrydhen, frutat peshohen dhe duke përdorur raportin 1 kg fruta me 1.4 kg sheqer, ato vendosen në një enë. Kjo enë lihet të vlojë deri sa të arrijë përqendrimin 75%.
4
Në fund shtohet limontoz dhe lëng trëndafili. Gikoja e përgaitur vendoset në enë të përshtatshme për t’u ruajtur.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *