Gjevrek Special

Brumera, Vegjetariane

Përbërësit
  • 250 gr miell
  • 25 gr maja
  • 30 gr gjalpë (të butë)
  • 15 gr kripë
  • 350 ml qumësht
  • 15 gr sheqer
Përgatitja
1
Punoni brumin derisa të mos ju ngjitet në duar dhe lëreni që të dyfishojë vëllimin për gati 2 orë.
2
Brumin e ardhur punojeni sërish dhe ndajeni në pjesë të barabarta.
3
Secilës nga copat e brumit jepini formën e një topi më pas sheshojeni me pëllëmbën e dorës.
4
Me anë të një gote të vogël hapni një rreth në mes.
5
Kështu veproni me të gjitha pjesët. Lërini për gati 20 minuta që të pushojnë.
6
Më pas, në një tenxhere me ujë që vlon, hidhni 1 lugë gjelle sheqer dhe pak sodë buke.
7
Ziejini për 6 sekonda secilin nga gjevrekët duke i kthyer nga njëra anë dhe nga tjetra.
8
Vendosini sipër një peshqiri kuzhine që t’u thithë ujin.
9
Më pas vendosini në një tavë pjekjeje.
10
Me anë të një furçe lyejini me të bardhën e vezës, sipas dëshirës mund t’i spërkasni me fara të ndryshme.
11
Piqini në furrën e ndezur paraprakisht në 260 gradë për 15 deri 25 minuta.
12
Tani janë gati për tu servirur në pjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *