Gjel Deti i mbushur me Mollë

Kalorike, Pjata kryesore

Përbërësit
  • 1.5 kg gjel deti (i tërë)
  • 1 kg mollë e kuqe
  • 1 kokërr qepë (e mesme)
  • 1 tufë majdanoz
  • 150 gr gjalpë
  • 30 gr sheqer kallami
  • 2 lugë mustardë
  • 3 gr arrëmyshk
  • 5 gr kripë
  • 3 gr piper i zi
  • 3 gr spec i kuq
  • 2 tasa lëng pule
  • 45 gr miell
  • 15 ml uthull molle
  • 125 ml qumësht (me përqindje të ulët yndyre)
Përgatitja
1
Pastroni me kujdes gjelin dhe digjini mbi zjarr mbetjet e puplave, lajeni më ujë të rrjedhshëm dhe thajeni me letër kuzhine.
2
Lidhjani këmbët me spango në mënyrë që gjeli të mos hapet gjatë pjekjes.
3
Mbusheni me mollën e ndarë më katërsh, qepën e grimcuar dhe majdanozin.
4
Duke filluar nga qafa, largojani lëkurën nga mishi duke i futur gishtat me kujdes mes saj dhe mishit por duke u kujdesur që të mos e prishni.
5
Bashkoni gjalpin, sheqerin, mustardën dhe arrënmoskat dhe përziejini në një tas porcelani. Me këtë përbërje lyeni gjelin nga brenda lëkurës që e keni larguar nga mishi dhe në brendësi të tij.
6
Jepini shije me një lugë kripë, piperin e zi dhe specin e kuq dhe vëreni në një tavë.
7
Hidhni 2 tasa me lëng pule, 1 tas me ujë dhe futeni në furrë të parangrohur me 180 °C për 3 orë, duke shtuar herë pas here lëng pule për të parandaluar tharjen e mishit.
8
Në fund të pjekjes, hiqeni nga furra dhe lëreni të pushojë 10 min. Pas kësaj hiqjani lëkurën.
9
Vëreni në pjatancë dhe mbajeni ngrohtë (me një kapak). Lëngun e mbetur filtroheni më mënyrë që të shmangni yndyrën e tepërt.
10
Bashkoni dy lugë yndyrë me miell në një tigan të mesëm dhe përziejini në zjarr të ulët derisa të keni përftuar një masë kremoze.
11
Bashkojeni me lëngun e mishit që kulluat, uthullën dhe qumështin dhe lërini të ziejnë të mbuluar me kapak për 3 min. duke e përzier.
12
Hidhini piper dhe kripë dhe hidhjani përsipër gjelit pasi ta keni vënë në tryezë.

Articles You May Like

Petulla të mbushura me krem
Mish me spinaq dhe oriz në furrë
Mollë të karamelizuara me arra
Tavë me domate dhe kunguj
Speca të marinuar me uthull dhe majdanoz (nga Arbana Osmani)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *