Ftonj dhe mollë të pjekura në furrë

Embelsira

Përbërësit :

(Sasia e ftonjve dhe mollëve përzgjidhet në bazë të numrit të personave në familje)

Ftonj

Mollë

Mjaltë

Arra

Pak sheqer

Kanellë ose Karafila (Sipas dëshirës)

Përgatitja :

Pastrojini mirë ftonjtë duke u hequr fillimisht pushin në sipërfaqen e lëkurës përmes një pecete të pastër. Ndërsa mollët shpëlaini me ujë të bollshëm.

Më pas, përmes një thike ndajini ftonjtë dhe mollët në dy ose katër pjesë (sipas preferencës).

Pastrojini nga farat në secilën prej pjesëve.

Më pas, secilin prej copave të ftonjve e mollëve i lyejmë me pak sheqer nga të dyja anët dhe vendosini me radhë në një tavë ku kemi shtruar më parë letër pjekjeje.

I pjekim në furrë me temperaturë 200 gradë përreth 40 minuta.

Ndërkohë, në një tas të vogël hedhim disa lugë me mjaltë dhe arra të shtypura.

Pasi ftontjë dhe mollët të jenë karamelizuar i heqim nga furra dhe u hedhim sipër  mjaltin me arra.

Sipas dëshirës mund t’i spërkasim me pak pluhur kanellë ose disa karafila. Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë. 

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio
Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *