Përbërësit :
150 -170 gr fileto pule
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 limon
1 argjinare rreth 300 gr
2 thelpinj hudhër
32 ml salcë kosi
1 tufë e vogël spinaq
Kripë
Piper i zi
Uthull molle
Përgatitja :
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete marinoni si fillim filetot e pulës.
Vendoseni atë në një enë dhe lyejeni mirë me kripë e piper të zi apo dhe me erëza të tjera që ju preferoni.
Zgjidhni një tigan mesatar dhe vendoseni atë në zjarr për të skuqur me pak vaj ulliri filetot tuaja të pulës.
Lërini ato të skuqen për 6-8 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë e më pas hiqini nga zjarri.
Shtridhini sipër të gjithë lëngun e limonit që ju kemi përmendur mësipër dhe lërini veçmas.
Ndërkohë pastroni me kujdes argjinaren nëse e keni të freskët, duke i hequr të gjithë kurorën e gjetheve që ka përreth dhe pjesën e pushit në mes.
Merrni zemrën e artiçokës priteni në feta të holla dhe vendoseni edhe atë të skuqet në tiganin ku ndodhetpula duke hedhur dhe pak vaj ulliri.
Lërini të gjithë përbërësit të gatuhen për 3 minuta.
Duke ulur nxehtësinë në minimum, shtoni më pas në tigan 2 thelpinj hudhër të prerë hollë, 50 ml uthull molle dhe lëreni të gatuhett për 2 minuta.
Shtoni në fund salcën e kosit, gjethet e spinaqit të pastruara, dhe hidhni sipas dëshirës sërish kripë dhe piper duke e lënë që të ziejë edhe për disa minuta të tjera.
Kur e gjithë receta të ketë marrë një pamje kremoze dhe filetot e pulës të jetë zbutur plotësisht mund ta hiqni nga zjarri.