Filetë pule me Rroshnica

Pjata kryesore

Përbërësit
1 gjoks pule
200 gr gjalpë
300 gr miell
2 vezë
50 ml qumësht
1 lugë gjelle kripë
pak hudhër (të grirë)
400 ml ujë
vaj ulliri

Përgatitja
1
Presim filetën në kubikë, e skuqim me pak gjalpë dhe vaj ulliri.
2
Më pas i hedhim 400 ml ujë dhe e lemë të ziejë.
3
Pasi zien, e heqim nga zjarri dhe fillojmë përgatitjen e rroshnicave.
4
Është një teknikë sa argëtuese aq edhe e vështirë. Si fillim rrahim vezët dhe i përziejmë me qumështin.
5
Me këtë masë spërkasim miellin dhe fillojmë të bëjmë kokrrizat e rroshnicave duke spërkatur vazhdimisht dhe thërrmojmë miellin me duar derisa të përfundojë i gjithë mielli.
6
Rroshnicat i kemi gati dhe fillojmë i skuqim me gjalpë në tigan derisa të marrin një ngjyrë të lehtë karamelizimi. Kujdes: Ato nuk duhet të marrin ngjyre kafe sepse na prishet shija.
7
Pasi janë skuqur i hedhim në mënyrë graduale lëngun e pulës me gjithë fileto.
8
I ziejmë ngadalë derisa të dyfishohet madhësia e rroshnicave.

Articles You May Like

Pulë në tavë me finok dhe limon
Zupa me qumësht dhe biskota
Jahni me bizele
Supë me hithra karrotë dhe patate
Kotoleta me kungulleshka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *