Fërgesë me patëllxhanë dhe miell misri

Pjata kryesore

Përbërësit :

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

5-6 lugë gjelle me miell misri

4-5 patëllxhanë

3 lugë gjelle gjalpë të freskët

4-5 lugë gjellë gjizë e freskët

4 thelpinj hudhra

4 gota ujë

Spec djegës pluhur

Kripë

Pak gjalpë për spërkatje

Disa thelpinj arrash

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Si fillim, pastroni patëllxhanët dhe t’i vendosni në një tenxhere me ujë në zjarr që të ziejnë derisa pjesa e tulit të tyre të zbutet mirë.

Më pas përmes një luge merrni të gjithë tulin e patëllxhanit, shtypeni në formën e puresë dhe vendoseni në një enë mënjanë për ta përdorur më vonë në përgatitjen e fërgesës.

Ndërkohë, vendosni një tenxhere në zjarr dhe kaurdisni miellin e misrit me gjalpë derisa mielli të zverdhet.

Në këtë moment, shtoni gjizën, hudhrat e shtypura, kripën, specin djegës dhe ujin.

Përzjeini dhe lërini të ziejnë derisa masa të trashet. Në fund shtojini tulin e patëllxhanëve që keni lënë mënjanë.

Përziejini bashkë dhe largojini nga zjarri.

Lëreni fërgesën të ftohet pak dhe kur ta shërbeni spërkateni me disa pika gjalpë të tretur dhe disa thelpinj arrash

Nëse preferoni mund ta spërkasni edhe me pak djathë të thërrmuar.

Kjo fërgesë fantastike shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës, bukë të thekur apo edhe byrekë shtëpie.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *