Fasule të thata jahni

Supa

Përbërësit për 4-5 persona:

  • 600 g fasule të bardha
  • vaj
  • 1 lugë thelle domate pure
  • 2 lugë gjelle majdanoz
  • kripë, piper e ujë

Përgatitja:

Fasulet i vëmë që në darkë të njomen në ujë dhe të nesërmen i gatuajmë në këtë mënyrë: Grijmë qepët hollë e i skuqim në vaj në tenxhere. Hedhim pastaj po në tenxhere domatet e grira hollë, majdanozin e grirë hollë, piperin dhe ujin. E vëmë tenxheren në zjarr që të ziejë dhe pasi të ketë marrë valë, hedhim dhe fasulet të ziejnë bashkë. Kur gjella të ketë zier plotësisht i hedhim kripën. E lëmë të marrë valë dhe pastaj e heqim nga zjarri dhe e servirin në pjata të thella.

*Hypertea
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/3qSWnxj
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3bpHyf5
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv

Articles You May Like

Tortë e lehtë me lëng portokalli
Ja si të përgatisni qofte me hithra
Qafë gici në furrë
Supë plot vlera me hithra, karota dhe patate
Byrek sfoliat me djathë