Ëmbëlsirë me mollë e petë sfoliat

Embelsira

Përbërësit :

5 mollë gold (te verdha)

120 gr sheqer

2 peta sfoliat

gjysmë gotë me ujë

gjysmë limoni i shtrydhur

10 amareta të vogla

kanellë

bajame

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete prisni mollët në kubikë të vegjël.

Këshillohet përdorimi i mollëve gold pasi, janë të buta dhe nuk kanë shumë lëng gjë që ndikon në shijen e mirë të ëmbëlsirës në fund.

Copëzat e mollëve hidhini në një tigan duke i shtuar ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit bashkë me pak kanellë.

Tiganin vendoseni në zjarr të lartë dhe lërini mollët të gatuhen për 10 minuta.

Kini parasysh që ti përzieni ato me kujdes herë pas here në mënyrë që të mos ngjiten.

Në fund të këtij procesi tigani nuk duhet të ketë shumë ujë të mbetur.

Pasi mollët të kenë marrë ngjyrë të artë, hiqini nga furra dhe lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

Ndërkohë përgatisni një tavë pjekje rrethore me madhësi rreth 25-26 cm.

Vendosni në të letër pjekje dhe sipër shtroni me kujdes petën sfoliat rrethore.

Thërrmoni me duar të gjithë amaretat dhe me gjysmën spërkatni fundin e petës me to.

Shtroni sipër mollët që përgatitët më parë dhe përhapini me kujdes në të gjithë tavën.

Sipër shtoni përsëri pjesën e mbetur të amaretave dhe në fund vendosni petën e dytë.

Mbuloni me kujdes të gjithë tavën dhe ktheni anët e petëve ashtu siç bëni zakonisht me anët e byrekut, duke i kthyer nga brenda.

Shponi pak me pirun sipërfaqen e ëmbëlsirës dhe rrihni një të verdhë vezë në gjysmë gotë qumësht për ta lyer atë sipër.

Lyeni të gjithë sipërfaqen e sipërme të ëmbëlsirës dhe sipas dëshirës shtoni në fund edhe bajame të thërrmuara ose arra.

Futeni në furrë të parangrohur dhe piqeni në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta.

Kur të jetë pjekur nxirreni ëmbëlsirën nga furra dhe lëreni të ftohet 20 minuta para se ta shërbeni.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio
Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *