Përbërësit:
350 gramë rrush të thatë,
100 gramë kumbulla të thata pa bërthamë,
100 gramë sheqer kaf
4 lugë gjelle rum ose konjak
100 gramë arra të copëtuara
100 gramë bajame
100 gramë bajame të bluara
100 gramë thërrime buke,
50 gramë miell shumë-përdorimësh
100 gramë gjalpë
Gjysëm luge çaji arrëmyshk,
1 lugë çaji kanellë pluhur,
100 gramë qershi për kokteile
Përgatitja:
Në një enë qelqi përzieni rrushin e thatë, kumbullat e thata, sheqerin kaf dhe rumin ose konjakun.
Lërini për 24 orë.
Më pas, përzieni arrat, bajamet, pluhurin e tyre, thërrimet e bukës, miellin, gjalpin, erëzat dhe vezët dhe shtoni frutat e thata të njomura në rum.
Teksa përzieni, mos harroni të shprehni një dëshirë për festa.
Mbulojeni enën me letër kuzhine dhe lëreni mënjanë në një vend të freskët për 24 orë.
Me të mbaruar 24 orët, lyeni pak tavën e ëmbëlsirës me gjalpë.
Për këtë ëmbëlsirë, nevojitet një tavë në formën e tasit të thellë.
Sipër vendosni letër pjekjeje të cilën gjithashtu duhet ta lyeni me pak gjalpë.
Derdheni brumin në tavë, duke e shtypur herë pas here që të zëjë vend.
Pasi t’i keni dhënë formën, mbulojeni tavën me një letër të madhe pjekjeje dhe më pas me letër alumin të cilën duhet ta siguroni mirë me një filospangë.
Më pas, merrni një tenxhere të madhe të cilën duhet ta mbushni me ujë deri sa të mbulojë një të tretën e tenxheres.
Fusni aty tavën e ëmbëlsirës por sigurohuni që uji nuk e mbulon atë dhe as nuk i afrohet sipërfaqes.
Lëreni ujin të marrë valë, dhe kur të ndodhë kjo uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë ngadalë për 5-6 orë.
Gjatë kësaj kohe, sigurohuni që kur uji të avullojë, të shtoni më shumë, pra tenxherja nuk duhet lënë pa ujë.
Kur keku të jetë gatuar, hiqeni tavën e thellë dhe lëreni të ftohet.
Për ta servirur, nëse ju pëlqen i ngrohtë, ndiqni të njëjtën metodë si më lart, ose nëse jeni të paduruar për shijen, ngroheni në mikrovalë.