Përbërësit
1 lt qumësht
20 kokrra vezë
100 gr gjalpë
30 gr miell
200 gr djathë
20 gr sheqer
Përgatitja
1
Përziejini të gjithë përbërësit bashkë, duke i rrahur një e nga një.
2
Hidhini në një tavë, ngrohni furrën në 180 gradë dhe piqni tavën derisa sipër ëmbëlsira të marrë një ngjyrë të lehtë kafe.
3
Mielli bie në fund dhe masa tjetër që krijohet nga vezët dhe qumështi qëndron përsipër. Serviret e ftohtë.