Domate të mbushura me oriz

Kalorike, Perime, Pjata kryesore

Përbërësit
2 qepë (të prera imët)
200 gram oriz
3 domate
vaj ulliri
200 gram mish i grirë
kripë
piper
kopër
majdanoz (të grirë imët)

Përgatitja
1
Si fillim zieni orizin me mënyrën e zakonshme. Merrni domatet dhe me ndihmën e një luge u hiqni tulin.
2
Në një tigan me vaj ulliri, skuqni qepën dhe më pas shtoni mishin e grirë. E lini derisa të skuqet dhe më pas i shtoni orizin.
3
I përzieni mirë dhe rregulloji me kripë, piper, koper dhe majdanoz. E lini orizin rreth 10 minuta .
4
Ndërkohë prisni imët tulin e domateve dhe shtojini në tigan. Shtoni gjithashtu edhe dy gota ujë.
5
Mbushini domatet me masën që sapo përgatitët dhe i fusni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.
6
Mbështilleni tavën me letër alumini dhe shtoni brenda saj pak ujë. Pasi të jenë gati, nxirrini nga furra dhe shijojini!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *