Djathë i bardhë i pjekur në furrë

Antipasta

Përbërësit :

200 gr djathë i bardhë

20 gr ullinj pa bërthamë

2 domate

1 kokërr qepë e kuqe

vaj ulliri

rigon

kripë

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6

Përgatitja :

Ndizni furrën në temperaturën 180 gradë dhe vazhdoni më pas me përgatitjen e perimeve.

Lajini domatet dhe pritini në feta të holla rrethore.

Më pas qëroni qepën dhe prijeni në feta të holla.

Në një enë shtoni domatet qepët, ullinjtë, pak vaj ulliri dhe pak kripë.

Trazojini mirë dhe bëni gati tavën.

Në një tavë të vogël filloni të shtroni copat e domates dhe qepës.

Vendosni në qendër një copë të madhe djathi  apo disa copa të vogla, por të trasha duke mbuluar kështu pjesën më të madhe të tavës.

Hidhni në anë të tavës ullinjtë dhe spërkasni me pak vaj ulliri djathin.

Përfundojeni gatimin duke i shtuar edhe pak rigon.

Futeni në furrë dhe lëreni të piqet në temperaturën 180 gradë për rreth 1 orë.

Vendosni gjithnjë një shtresë domate apo një perime tjetër gjithnjë para së të vendosni të piqni djathin.

Domtatet do t’ju ndihmojnë të evitoni kontaktin direkt me tavën të djathit dhe djegien e tij.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *