Përbërësit:
750 gramë mish viçi
4 filxhanë çaji me copa patëllxhani të pjekur
1 qepë të grirë hollë,
1 domate të kaluar në rende,
1 lugë gjelle salcë domate
Gjysëm luge çaji me piper të zi
Gjysëm luge çaji me sheqer
3 lugë gjelle me vaj ulliri
2 lugë gjelle me miell
3 gota ujë
Treçerek filxhan çaji me djathë kaçkavall të butë
1 lugë çaji me kripë
Piper të bardhë
Përgatitja:
Qepën e grirë futeni në një napë dhe shtrydheni nga lëngu i tepërt.
Vendosni tenxhere në zjarr dhe hidhni mishin e ndarue në copa të vogla, qepën dhe domatet.
Shtoni kripën, piperin, sheqerin dhe ujë.
Uleni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lëreni mishin të ziejë në lëngun e vet duke e përzier herë pas here për rreth një orë.
Sa i përket patëllxhanëve, ju mund të përdorni të freskët ose të pjekur.
Në një tigan të thellë hidhni miellin dhe përziejeni vazhdimisht deri sa të marrë një ngjyrë të çelët kafe.
Shtoni ujin dhe përziejeni shpejt që të formohet një salcë pak e trashë.
Shtoni kripën, piperin dhe pak hudhër.
Pa marrë valë akoma, shtoni copat e patëllxhanit dhe djathin e butë deri sa e gjithë masa të jetë e qullët dhe e njëtrajtshme.
Uleni temperaturën në nivelin më të ulët të mundshëm dhe lërini copat e patëllxhanit të ziejnë për 5 minuta.
Më pas, servireni duke e hedhur në pjatë dhe sipër saj copat e mishit.
Sipër pjatës mund të hidhni pak majdanoz të freskët.