Çokollatë Rafaelo

Embelsira

Përbërësit

  • 100 gr sheqer pluhur
  • 2 pako sheqer vanilje
  • Bajame ose lajthi
  • Kokos pluhur
  • 100 gr gjalp i butë
  • 4 lugë gjelle lëng portokalli
  • 300 gram çokollatë e bardhë
  • 160 gram arrë kokosi e grirë.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Fillimisht shkrijmë çokollatën në banjomari. Në një tas vendosim sheqerin pluhur, sheqerin vanilje dhe gjalpin e temperaturës së ambientit.
  2. I përziejmë mirë me një rrahëse vezësh dhe më pas shtojmë gradualisht çokollatën e shkrirë duke e përzier vazhdimisht derisa të formohet një krem i plotë.
  3. Shtojmë më pas dhe 3 lugë lëng portokalli duke vazhduar përzierjen. Në fund shtojmë arrën e kokosit dhe realizojmë një brumë të thërrmuar. Marrim një lugë gjelle dhe e ngjeshim me duar duke i dhënë një formë rrumbullake bonboneve Rafaelo.
  4. Brenda mundë të vendosim një bajame ose një lajthi
  5. I kalojmë më pas në pluhur kokosi dhe i vendosim në një pjatancë në frigorifer që të ngurtësohen.
  6. Më pas mund t’i konsumoni!
  7. Ju bëftë mir!
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *