Përbërësit
550 gr çokollatë e zezë
100 gr vafer (me çokollatë)
200 gr lajthi
100 gr çokollatë (me qumësht)
350 gr sheqer pluhur
50 ml pana (e freskët)
50 gr çokollatë e zezë
50 gr kubikë sheqeri (të vegjël në formë zemre)
Përgatitja
1
Për përgatitjen e çokollatave filloni me lajthitë, të cilat i vini në një tavë dhe i piqini në furrën e parangrohur, në temepraturë 150°, për 35 minuta, deri kur të marrin ngjyrë të artë.
2
Ndërkohë përgatisni karamelen: Në një tigan me fund të trashë shkrini me kujdes, në zjarr të ngadaltë sheqerin pluhur, pa e përzier por duke rrotulluar me kujdes tiganin.
3
Duhet të përftoni një karamele me ngjyrë të errët temperatura e të cilit duhet të jetë 166°- 175° (mund të përdorni termometër ushqimesh).
4
Gjysmën e karamelit ia shtoni lajthive duke i përzier shpejt.
5
Masën hidheni në një copë silikoni dhe ndani lajthitë nga njëra-tjetra.
6
Përdorni një lugë druri që të mos digjni gishtat. Ky duhet të jetë një veprim shumë i shpejtë përndryshe lajthitë mbeten në ngjitura.
7
Pasi të ftohen pritini lajthitë me thikë ose, nëse dëshironi, grijini në mikser (kjo varet nëse dëshironi t’i keni lajthitë në copa të mëdha ose të imëta).
8
Më pas vjen radha e masës që do të mbushen çokollatat: copëtoni në një enë vaferët dhe bashkojini me lajthitë e grira. Përziejini me dorë në mënyrë që kremi i vaferit të përzihet me të gjithë masën.
9
Shkrini çokollatën me qumësht në furrë me mikrovalë ose me banjomari dhe bashkojeni me masën e vaferit dhe lajthive. Përziejeni mirë.
10
Masa e çokollatës duhet të jetë e butë dhe kompakte. Më pas shkrini çokollatën e zezë. Që të mos digjet, ajo nuk duhet ta tejkalojë temperaturën prej 31°. Në këtë mënyrë do të përftoni çokollata që mund të ruhen për një kohë të gjatë.
11
Për t’ia dalë mbanë ka dy mënyra: ose shkrijeni çokollatën me banjomari dhe me ndihmën e termometrit e përzieni deri kur të shkrihet plotësisht pa kaluar temperaturën ose nëse e kaloni temperaturën prej 31°, duhet ta çoni atë deri në 45°, maksimumi 50° dhe kur të arrijë kjo temperaturë, derdheni 2/3 e saj në një sipërfaqe mermeri (jo në lloje të tjera sipërfaqesh), dhe me një spatul e përzieni shpejt, deri kur të arrijë temperaturën 29°.
12
Bashkojeni më pas me pjesën tjetër të çokollatës dhe përziejeni vazhdimisht deri kur të arrijë temperaturën 31°.
13
Pas kësaj hidheni çokollatën në enën prej polikarboni, dhe kthejeni përmbys në mënyrë që çokollata e tepërt të bjerë poshtë.
14
Eleminoni çokollatën e tepërt sërish me ndihmën e një spatule, aq sa të krijoni vend për mbushjen. Lereni të ftohet për disa orë.
15
Mbushini çokollatat me ndihmën e një luge të vogël.
16
Kujdes, mos i prekni buzët e enës, por lini 2-3 mm hapsirë.
17
Ngroheni pjesën e mbetur të çokollatës deri në temperaturë 31° dhe hidheni sipër enës, për të krijuar mbushjen dhe nivelojeni me ndihmën e një spatuele.
18
Lerini të ftohen çokollatat për disa orë. Kur të forcohen hiqini nga ena dhe verini në një sipërfaqe të sheshtë.
19
Më pas filloni përgatitjet e dekorimit: shkrini çokollatën dhe shtoni panën.
20
Përziejeni mirë.
21
Hidheni masën në qese formash me majë në formë ylli dhe dekorojini çokollatat në majë, shtoni kubin e sheqerit në formë zemre sipër dhe çokollatat janë gati.