Përbërësit
- Për shtresën e parë:
- 250 gr biskota të bluara
- 50 gr gjalpë
- 2 lugë gjelle sheqer
- Shtresa e dytë:
- 500 gr krem djath
- 4 vezë
- 1 lëng limoni
- 3 lugë gjelle sheqer
- Shtresa e tretë:
- 400 ml ajke e thartë
- 1 sheqer vanilje
- 3 lugë gjelle sheqer.
Udhëzimet
- Gjalpën e zbutur pak në temperaturë dhome e trazojmë bashkë me biskotat dhe sheqerin.
- E hedhim në një tepsi dhe e pjekim në furrën e parangrohur në 170 gradë për afro 5 minuta.
- Ndërkohë përgatisim edhe shtresën e dytë. Rrahim vezët, sheqerin, kremin e djathit dhe lëngun e limonit.
- Këtë pjesë e shtrojmë mbi shtresën e parë dhe e vazhdojmë pjekjen edhe për rreth 20 minuta.
- Njëkohësisht përgatisim shtresën e fundit të ëmbëlsirës duke I miksuar bashkë të gjithë përbërësit.
- Këtë pjesë e hedhim mbi ëmbëlsirën e pjekur. E rrafshojmë mirë dhe e lëmë në furrën e fikur për edhe 30 minuta të tjera.
- Pas përgatitjes, është mirë që ëmbëlsira të ruhet në frigorifer dhe të shërbehet një ditë më vonë.
- Ju bëftë mirë.