Byrek me thjerrëza

Brumera

Përbërësit :

300 gr thjerrëza

Dy kokrra qepë

Dy kokrra domate

Kripë

Piper

Nenexhik (nëse dëshironi)

Vaj ulliri

Përgatitja e mbushjes :

Vendosni thjerrëzat për të zierë.

Sapo të jenë gati kullojini nga uji dhe lërini më vete.

Më pas, grini qepën hollë ashtu si edhe domatet.

Vendosni një tenxhere në zjarr. Shtoni aty pak vaj ulliri, kaurdisni si fillim qepën, e kur kjo e fundit të zverdhet shtoni domatet e grira.

Kaurdisini të gjithë bashkë, shtoni kripën, piperin. Shtoni pak nenexhik nëse doni aromën e erëzave.

Shtoni një gotë me ujë dhe lëreni salcën të përgatitet derisa uji të avullojë.

Në këtë moment shtoni thjerrëzat që keni zierë, përzjeini të gjitha bashkë provojini nëse kanë kripë sa dsuhet dhe mbushja është gati.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Përgatitja e brumit :

Për brumin ju duhen: 500 gr miell, 250 ml ujë, 10 gr kripë, një lugë kafeje jo e mbushur plot me sodë buke.

Si fillim, hidhni në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet.

Nëse preferoni mund të përdorni edhe peta të gatshme.(i gjeni në markete).

Përgatitja e byrekut :

Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.

Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para duke u hedhur secilës nga disa pika vaj ulliri.

Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes.

Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes.

Pas kësaj, sërish shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë me disa pika vaj ulliri.

Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera.

Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes me thjerrëza dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u hedhur sërish disa pika vaj ulliri.

Byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati.

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *