Byrek me qumësht dhe vezë

Brumera

Përbërësit e byrekut me qumësht :

Racionet: 4 ose 5 veta

3 filxhanë çaji miell,

2 kokrra vezë

1 pako gjalpë ose vaj ulliri

¾ liter qumësht

1 filxhan çaji niseshte

pak kripë

Udhëzimet :

Si fillim duhen përgatitur petët e byrekut.

Në ditët e sotme mund të përdorni edhe petë të gatshme, por e mira e të mirave është që petët t’i përgatisni vetë.

Hidheni miellin e situr në një tepsi.

Hapni një vrimë në mes të tij dhe hidhni ujë me pak kripë.

Përzierjen e brumit fillojeni nga mesi, duke kombinuar ujin me miellin.

Brumin punojeni me duar për 8-10 minuta.

Pasi brumi të ketë marrë formën e duhur, ndajeni në kuleçe dhe mbulojini me napë të lagur.

Lërini të qëndrojnë për 20-25 minuta.

Më pas hapini kuleçët një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte.

Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës.

Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen.

Ndërkohë trazoni qumështin, vezët dhe gjalpin e shkrirë.

Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur.

Spërkateni me masën e qumështit dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur.

Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e qumështit, vezëve dhe gjalpit deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.

Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur.

Lyejeni me gjalpë dhe futeni në furrë.

Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta.

Pas pjekjes hiqeni nga furra, priteni në copa dhe servireni.

Byreku shoqërohet shumë mirë me një pjatë kos ose gotë me dhallë.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP
*Parazol
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O7EJax
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3q0VFg2

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *