Byrek me mëlçi dhe oriz

Brumera

PËRBËRËSIT :

300 gr mëlçi

400 gr oriz

300 gr miell

1 kokër qepë të thatë

2 kokrra vezë

Nenexhik të thate

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

PËRGATITJA :

Si fillim përgatisni brumin për petat e byrekut duke e hedhur miellin në një tas bashkë me dy lugë gjelle vaj, ujë dhe pak kripë.

Pasi ta keni punuar mirë brumin, lëreni që të pushojë ndërkohë që përgatisni mbushjen e byrekut.

Mëlçinë priteni në copa të vogla dhe skuqeni me pak vaj ulliri në tigan.

Qepën priteni në kubikë të vegjël dhe skuqeni bashkë me mëlçitë e prera.

Shtoni pak ujë dhe mbulojeni me kapak tiganin në mënyrë që mëlçitë të zbuten dhe të ziejnë.

Më pas e ka radhën orizi, skuqeni lehtë në një tenxhere dhe hidhini ujë të zierë.

Veproni po njësoj si kur përgatisni pilafin e thjeshtë.

Pasi pilafi të jetë gati kalojeni tek tigani me mëlçitë dhe shtoni piperine zi dhe nenexhikun e grirë.

Brumin ndajeni në 8 toptha dhe hapini në formën e petëve.

Lyeni një tavë me vaj dhe aty të shtroni katër petët e para duke i spërkatur me vaj.

Tani e ka radhën mbushja, të cilën sigurohuni që ta përhapni mirë mbi sipërfaqen e petëve.

Në një tas të vogël rrihni vezët dhe hidhini sipër mbushjes e në fund shtroni edhe katër petët e tjera duke i spërkatur po me vaj.

Piqeni byrekun në furrë të ngrohur me 200 gradë Celsius derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Pasta Frola
Tullumba me sheqer dhe kanellë
Kotoleta me kungulleshka
Sekretet e përgatitjes së kafesë turke me shijen perfekte
Buka me ullinj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *