Byrek me domate dhe salmon

Brumera

Serviret për (persona):4 Persona

Përbërësit

  • 200 gr brume.
  • 500.gr domate të prera.
  • 120 gr salmon me vaj.
  • 1 tufë majdanoz.
  • kripë.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme.
  2. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin.
  3. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër pjekje.
  4. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta.
  5. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm.
  6. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur.
  7. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit.
  8. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërben.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *