Përbërësit :
1 pako petë sfoliat rrumbullake
250 gr gjizë pa kripë
2 kungulleshka mesatare
Kripë
Vaj ulliri
Mente ose nenexhik
Përgatitja :
Për këtë recetë përdorë petën sfoliat për të realizuar mbështjelljen të cilën e gjeni të gatëshme në dyqane, por ju mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi petën për brumin siç bëni me pertët e byrekut zakonisht.
Më tej vazhdoni me përgatitjen e byrekut tuaj duke zgjedhur një tavë rrethore me madhësi 24-26 cm.
Të cilën duhet ta vishni me një letër pjekje dhe brenda shtroni petën sfoliat duke puthitur mirë fundin e saj në tavë.
Merrni gjizën dhe hidheni brenda tavës ku ndodhet peta dhe shtypeni mirë më lugë deris atë ngjeshet.
Më pas vazhdoni me pastrimin dhe grirjen e kungulleshkave në fije të holla.
Është e rëndësishme që t’i grini hollë me rende në mënyrë që ato të ngjajnë si fije, për të pasur një shije sa më delikate.
Spërkatini ato me vaj ulliri, kripë dhe mente të grirë gjithashtu hollë dhe përziejini.
Sipas dëshirës mun dtë përdorni piper te zi apo spec djegës në këtë recetë.
Hidhini të gjithë kungulleshkat që përgatitët tek tava dhe shtrojini sërish me anë të një luge në mënyrë që të jenë sa më të njëtrajtëshme.
Në fun dktheni me duar anët e petës sfoliat që kanë mbetur jashtë tvaës dhe futeni byrekun tuaj te piqet për 25-30 minuta në temperaturën 190 gradë.
Pasi byreku të jetë pjekur mund ta servirni sit ë ngrohtë ashtu edhe të ftohtë pasi shija mbetet e mrekullueshme.