Bukëza misri me perime

Perime

Përbërësit:
250g miell misri, 200g miell gruri, 1 paketë fryrës ëmbëlsirash, ¾ lugë çaji kripë, 2 vezë, 250ml qumësht, 250g karota të grira hollë, 100g speca të kuq të grirë hollë, 1 tufë majdanoz, 2 lugë gjelle vaj, pak sheqer, kripë e piper të zi sipas dëshirës.

Përgatitja:
Ngrohim furrën në 250 gradë. Në një tas përziejmë miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin fryrës, kripën dhe i lëmë mënjanë.
Në një tas tjetër përziejmë vezët, qumështin, karotat dhe specat e grirë e majdanozin. Të gjithë përzierjen e hedhim mbi miellin dhe formojmë një masë brumi homogjene të cilën e shpërndajmë nëpër forma cupcake të lyer më parë me vaj me anë të një furçe. I pjekim për 20-25 minuta në 180 gradë. Shërbehen të ngrohta.

*Per te bere porosine tende kliko ne foto ! Perfitoni 50%ulje ! KUjdes, sasia e limituar !
*Per te bere porosine tende kliko ne foto ! Perfitoni 50%ulje ! KUjdes, sasia e limituar ! (Xhel per varicet )

Articles You May Like

Receta Gatimi