Bukë misri me Sallam

Brumera

Përbërësit
1 bukë (misri)
sallam
1 tufë majdanoz
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle gjizë
1 karotë (e grirë imët)
rigon
vaj ulliri

Përgatitja
1
Në fillim u heqim koret bukës së misrit. Koret i presim në kubikë të vegjël. Pastaj presim edhe sallamin  në pjesë të vogla. Grijmë imët majdanozin.
2
Në një tigan me vaj ulliri vendosim për të skuqur koret e bukës së misrit, shtojmë gjizën, sallamin , majdanozin dhe i trazojmë mirë. Pas 5 minutash i heqim nga zjarri.
3
Me anë të një luge marim pak nga masa që përgatitëm dhe i japin një formë vezake. Bëjmë 4 të tilla dhe i vendosim sipër bukës së misrit.
4
Në fund i shtojmë majdanoz, karotë të grirë imët, pak rigon dhe vaj ulliri. Buka është gati!

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *