Bukë e mbushur me perime

Brumera, Perime

Përbërësit: për brumin:
300g miell, 12g maja, 50ml vaj ulliri, 500ml ujë, 10g kripë, 10g sheqer.
Për mbushjen: 4 qepë të kuqe mesatare, 1 spec i kuq i madh, 1 karotë, 20ml vaj ulliri, kripë, piper i kuq kokërr, piper i zi, dhe sipas dëshirës edhe spec djegës.

Përgatitja:
Sheqerin dhe majanë i hedhim në një gotë me pak ujë dhe e lëmë mënjanë për 10 minuta. Ndërkohë sitim miellin dhe i shtojmë me radhë, majanë, ujin, vajin e ullirit dhe në fund kripën. E punojmë derisa të përftojmë një masë homogjene dhe e
lëmë mënjanë në një vend të ngrohtë derisa të dyfishojë masën e tij. Ndërkohë në një tigan të nxehtë shtojmë vaj ulliri
dhe me radhë skuqim perimet e prera hollë. Shtojmë erëzat sipas dëshirës dhe e lëmë të ftohet.
Kur brumi të ketë ardhur, e hapim një petë gjatësore dhe e presim si halat e peshkut. Në mes vendosim mbushjen e perimeve dhe fillojmë të thurim sipër prerjet e bëra më sipër. E lëmë të vijë për 10-15 minuta dhe pasi e lyejmë me të verdhë veze e pjekim në furrë të ngrohur më pare me 180 gradë.

Per te bere porosine tende kliko ne foto ! Perfitoni 50%ulje ! KUjdes, sasia e limituar !

Articles You May Like

Receta Gatimi