Bukë e mbushur me gjizë

Brumera

Për brumin:

450 gramë miell shumë-përdorimësh

75 gramë sheqer,

4 lugë çaji maja të thatë,

1 lugë e çerek çaji kripë të hollë

3 vezë të mëdha

Treçerek filxhani salcë kosi

140 gramë gjalpë pa kripë.

Për mbushjen:

60 gramë gjalpë pa kripë në temperaturë ambienti,

300 gramë gjizë

100 gramë krem djathi

80 gramë sheqer pluhur

1 vezë

1 të verdhë veze,

Një lugë e gjysmë çaji me miell misri

*MatchaSlim & GOslim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/3rKQUst
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/2OV4XNW
Per Gjermani porosit ketu : https://bit.ly/2Q4C0Qd
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/30H89PK
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3rLhNwE

Përgatitja:

Për përgatitjen e brumit përzieni miellin, sheqerin dhe majanë.

Përziejini mirë dhe shtoni kripën.

Më pas tek brumi shtoni vezët dhe salcën e kosit dhe përziejini me duar deri sa brumi të marrë formë.

Ngadalë shtoni gjalpin dhe vazhdoni me punimin e brumit deri sa ai të jetë i butë dhe elastik.

Transferojeni brumin në një enë të lyer me pak vaj ulliri, mbulojeni me një letër kuzhine dhe mbajeni në frigorifer për 6-8 orë ose gjatë gjithë natës.

Për mbushjen duhet të përzieni të gjithë përbërësit e lartpërmendur por masa e mbushjes nuk duhet të jetë shumë e lëngshme dhe e hollë.

Nxirreni brumin nga frigoriferi.

Në tepsitë e bukës shtroni letër pjekjeje dhe spërkateni me pak yndyrë.

Ndajeni brumin në dy copa dhe secilën prej tyre punojeni edhe njëherë në një sipërfaqe të lyer me miell.

Jepini brumit formë drejtkëndore, mbusheni me masën e gjizës dhe rrotullojeni në formën e rolesë.

Transferojeni atë në tepsitë përkatëse dhe mbulojini me letër kuzhine për 1-2 orë deri sa brumi të vijë plotësisht.

Ndizeni furrën në 170 gradë dhe kur ajo të jetë ngrohur futeni tepsinë e parë, piqeni bukën për 25-30 minuta deri sa të marrë ngjyrën kafe.

Lëreni të ftohet pak dhe servireni në temperaturë ambienti.

Kjo bukë qëndron e freskët në temperaturë ambienti për 24 orë ose në ngrirje për deri në 2 muaj.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *