Buka e ëmbël e Pashkës

Brumera, Vegjetariane

Përbërësit
50 ml ujë
150 gr gjalpë
150 gr miell i tipit 00
350 gr miell për ëmbëlsira
250 ml qumësht
5 gr maja birre
7 kokërr vezë
8 gr kripë
50 ml qumësht i kondensuar
100 gr rrush i thatë

Përgatitja
1
Hidhni miellin në një tas dhe shtoni majanë e birrës, qumështin dhe ujin dhe përziejeni me përzjerës elektrik, në shpejtësi të mesme.
2
Shtoni qumështin e kondensuar.
3
Shtoni 2 vezë dhe vazhdoni përzierjen.
4
Pasi vezët të bashkohen, shtoni me copa të vogla gjalpin dhe kripën.
5
Copat e gjalpit hidhini njëra pas tjetrës duke pritur derisa pararendësja të inkorporohet plotësisht me brumin.
6
Vazhdoni përzierjen deri kur brumi të mos ngjitet në anët e enës.
7
Formoni një top me brumin, vëreni në një enë dhe mbulojeni me letër transparent.
8
Lëreni brumin të vijë në një vend të thatë (siç mund të jetë furra e fikur, por me dritë ndezur), deri kur të dyfishojë volumin, pra për disa orë.
9
Ndërkaq hidhni rrushin e thatë në një enë me ujë.
10
Merreni brumin e ardhur, kulloni dhe thani mirë rrushin e thatë, të zbutur tashmë, dhe bashkojeni me brumin.
11
Ndajeni brumin në dy copa të barabarta dhe formoni me to një shirit të gjatë 68 cm.
12
Kryqëzojini dy shiritat dhe formoni një kurorë duke bashkuar të dy pjesët fundore.
13
Ziejini pesë kokrra vezë të bardha, lërini të ftohen dhe më pas fiksojini mirë në mes të brumit.
14
Lyejeni sipërfaqen e ëmbëlsirës me një vezë të rrahur dhe piqeni në furrë, në temperaturë 180 gradë për 40 minuta. Më pas buka është gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *