Brusketa për Shën Valentin

Antipasta, Te shpejta

Përbërësit
6 feta bukë (për tost)
70 gr Philadelphia
30 ml pana
4 feta proshutë (të pjekur)
1 degë selino
2 copë qepë e njomë
1 tufë majdanoz
1 degë trumëz
0.2 gr piper i kuq

Përgatitja
1
Fillimisht grini selinonë, majdanozin, qepën e njomë dhe vendosini në një tas.
2
Shtoni në të panën, djathin filadelfia, trumëzën dhe piperin të kuq.
3
Të gjithë këta përbërës miksojini në mikser.
4
Më pas, me ndihmën e një forme zemre, prisni 12 zemra nga fetët e bukës dhe me një formë më të vogël zemre prrisni 12 zemra nga proshuta.
5
Lyeni çdo zemër buke me djathin e aromatizuar që krijuam në mikser dhe sipër vendosni zemrat e proshutës.
6
Servirini duke i zbukuruar me gjethe majdanozi.

Articles You May Like

Akullore me kakao
Petulla të mbushura me djathë të bardhë
Zupë me kos dhe biskota
Tavë me bamje
Reçel me boronica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *