Brokoli me Djathë Çedar

Antipasta, Perime
Përbërësit
  • 2 e gjysmë gota brokoli
  • vezë
  • 1/2 filxhan çaji bukë (tulin, e copëtuar)
  • 1/4 filxhan çaji qepë (të grira)
  • 1/4 filxhan çaji majonezë
  • 1 filxhan çaji djathë Cheddar
  • 1 e gjysmë lugë çaji lëkurë limoni
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji piper i zi
Përgatitja
1
Shtojeni brokolin në një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr të ziejnë për rreth 5 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të ftohtë.
2
Shtoni vezët dhe bukën e copëtuar në një tas të madh. Përzijini mirë që të kombinohen plotësisht.
3
Hidhni më pas qepën, majonezën, djathin, lëngun e limonit, pak kripë dhe piper të zi. Shtoni brokolin e gatuar dhe përzijeini mirë të gjithë përbërësit.
4
Mbushni format e kifleve me masën e përgatitur .
5
Vendosini në furrë të piqen për rreth 25 minuta në temperaturën 175 gradë Celcius.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *