Biskotat e të dashuruarve

Embelsira

Përbërësit
280 gr miell
130 gr gjalpë
100 gr sheqer
1 kokërr lëkurë limoni
2 gr kripë
8 gr maja birre (pluhur)
1 kokërr vezë
1 kokërr vezë (e verdha)
100 gr sheqer pluhur
50 gr ngjyrues ushqimor (i kuq)
50 gr çokollatë e zezë (për shkrimet)
50 gr marmalatë (luleshtrydhesh)

Përgatitja
1
Priteni gjalpin në copa katrore dhe përziejeni me sheqerin dhe limonin, deri kur masa të bëhet kremoze.
2
Shtojini kremit vezët – një e plotë dhe një i kuq veze njëra pas tjetrës, pa i rrahur shumë.
3
Shtoni kripën dhe në fund miellin, të bashkuar me majanë e birrës.
4
Punojeni deri kur të krijoni një masë homogjene dhe pa kokrra.
5
Mbështilleni brumin me letër transparente dhe vëreni në frigorifer për një orë.
6
Më pas hapeni brumin në dërrasën e lyer me pak miell, në mënyrë që të mos ngjitet.
7
Hapeni deri kur të krijoni një petë jo më të trashë se 4 mm. Ndani format me gërma ose lloje të tjera sipas dëshirës.
8
Krijoni fjalët që doni, psh “të dua”, por edhe “Shën Valentin”, “dashuri” ose çdo lloj fjale tjetër që ju vjen në mendje dhe që mund të jetë e përshtatshme për këtë rast, fjala vjen emrin e partnerit.
9
Përdorni edhe format e zemrës, të cilat janë edhe më klasiket për këtë festë.
10
Nëse nuk keni forma, mund t’i bëni vetë ato me ndihmën e një thike.
11
Më pas mbi tavë shtroni letër kuzhine dhe vini format disa centimetra larg nga njëra tjetra.
12
Vendoseni tavën në furrën e parangrohur në 170° për rreth 15 minuta.
13
Pasi të piqen spërkatini format me sheqer pluhur dhe përgatisni masën me ngjyra me të cilën do të mbuloni biskotat prej zemre, me sheqer pluhur, ngjyrues dhe ujë të nxehtë.
14
Përziejeni masën mirë me ndihmën e një luge.
15
Për të shtrirë masën, e cila duhet të jetë kremoze dhe e dendur përdorni një lugë të vogël.
16
Mund të përgatisni edhe një masë të bardhë për të mbuluar gërmat ose për kontrast ngjyrash.
17
Një tjetër ide mund të jetë edhe ajo e bashkimit të dy zemrave me marmelatë luleshtryshesh.
18
Për këtë merrni një formë të plotë zemre dhe lyejeni me marmelatë, bashkojini me një tjetër zemër dhe pastaj mbusheni pjesën e brendshme me marmelatë.

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *