Biskotat e fatit për Vitin e Ri

Antipasta, Brumera, Vegjetariane

Përbërësit
  • 100 gr miell i tipit 00
  • 10 gr miell misri
  • 2 kokrra vezë (të bardhat)
  • 80 gr sheqer
  • 30 ml vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • 30 ml ujë
  • 3 gr kripë
  • 2 pika ekstrakt vaniljeje
  • 1/2 kokërr lëkurë limoni (e grirë)
Përgatitja
1
Si fillim shkruani në një letër urimet për secilin dhe paloseni.
2
Në një tas hidhni miellin, miellin e mistrit dhe sheqerin. Në një tas tjetër rrihni (me rrahës elektrik) të bardhët e vezëve me pak kripë, lëkurën e grirë të limonit dhe dy pika esencë vanilje.
3
Në tasin ku keni hedhur miellin, shtoni ujë në temperaturë ambienti dhe më pas masën me të bardhët e vezëve. Përziejeni mirë deri sa të përftoni një masë të njëtrajshme pa kokrriza.
4
Shtroni letër furre mbi tavë dhe shtrojeni masën me lugë, një e nga një, në formë rrethore, me diametër 7 cm. Është e rëndësishme që masa të jetë e butë, pothuaj transparente, përndryshe nuk do t’i palosni dot biskotat sepse thyhen. Këshillohet që biskotat të bëhen tre e nga tre, sepse pasi të dalin nga furra është e nevojshme të punohen shumë shpejt.
5
Piqini në furrë të parangrohur me ventilim, për 10 minuta në 150 gradë deri sa skajet të fillojnë të marrin ngjyrë të artë. Me ndihmën e një spatule, merrini biskotat një e nga një, vendosini mbi një pjatë, vini letrën e urimit në mes, paloseni biskotën përgjysmë, paloseni edhe një herë të dytë përgjysmë.
6
Vendosini biskotat në një tas kafeje ose letër për muffin dhe lerini të ftohen. Pasi të ftohen do të jenë krokante dhe në formën e duhur.
7
Vazhdoni të njëjtën procedurë për të gjithë masën.
9
Në fund i kalojmë një pluhurin e kokosit dhe i vendosim në enën që do ti shërbejmë.

 

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *