Biskota të buta me qumësht

Embelsira

Përbërësit :

360 gr miell

140 gr sheqer

100 gr gjalpë

100 ml qumësht

1 vezë

1 pako esencë vanilje

5 gr fryrës për ëmbëlsira

Kripë

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete shtoni gjalpin e prerë në kubikë në një enë të thellë, po aty shtoni sheqerin dhe shumë pak kripë.

Kini parasysh që gjalpi duhet të jetë në temperaturë ambienti, më pas vazhdoni duke i përzier të gjithë përbërësit.

Përdorni një lugë druri në mënyrë që të fromoni një masë të shkrifët e me kokrriza.

Shtoni vezën dhe filloni të përizeni me anë të një rrahësi elektrik, derisa të formohet një masë brumi kremoze e në fund hidhni esencën e vaniljes.

Teksa përzieni ende me rrahëse, shtoni quëmshtin në temperaturë ambienti.

Më pas sitni miellin pak nga pak, bashkë me fryrësin për ëmbëlsira. dhe do të formoni brumin e trrashë të biskotave tuaja.

Pasi brumi të jetë gati, kalojeni atë në një tavolinë pune, spërkateni me pak miell dhe filloni ta punoni me duar për disa momente.

Futeni në një qese plastike dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.

Kur kjo kohë të ketë kaluar, vendosni topin e brumit tuaj në një sipërfaqe të shtruar me letër pjekje dhe vendosini edhe një tjetër letër pjekje sipër.

Tani me anë të një petësi hapni një petë mesatare me trashësi deri në 1 cm.

Më pas hiqni letrën e pjekjes që ndodhet sipër brumit tuaj dhe me anë të një thike prisni biskotat në formë drejtkëndore apo në forma të tjera që ju dëshironi.

Do të përfitoni rreth 40 biskota të holla e të gjata të cilave në mës sipas dëshirës hapini nga një vrimë të vogël për t;i bërë më krokante.

Për pjekjen :

Zgjidhni një tavë, shtrojeni me letrat e pjekjes që përdorët më parë kur hapët petën dhe vendosini biskotat një nga një në tavë duke i lyer me pak qumësht sipër.

Futini të piqen në furrë të parangrohur në temperaturë 180 gradë për 15-18 minuta.

Deri kur biskotat të fillojnë të marrin ngjyrë të artë.

Nxirrini nga furra dhe shijoni të ngrohta me qumësht, kakao apo çaj.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *