Përbërësit
250g arrë kokosi
2 vezë
80g sheqer
5g fryrës ëmbëlsirash
90 g miell
80g gjalpë
Përgatitja
Në një tas të madh të hidhni gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti dhe sheqerin.
Përziejeni mirë me rrahësin elektrik sa kokrrizat e sheqerit të jenë shkrirë.
Shtoni më pas vezët dhe vazhdoni ta punoni me rrahësin elektrik që përbërësit të bashkohen.
Pasi të keni situr miellin shtojeni ngadalë tek tasi dhe mos harroni që duhet ta punoni brumin gjatë gjithë kohës.
Tani e ka radhën arra e kokosit, të cilën mund ta gjeni të grirë e të paketuar nëpër markete.
Edhe këtë përbërës duhet ta shtoni pak e nga pak.
Pasi të shihni që masa e brumit ngjason me rërën fikeni rrahësin elektrik, shtoni fryrësin e ëmbëlsirave dhe punojeni me dorë.
Formoni toptha të vegjël sa një kokërr arrë dhe vendosini ato në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.
Kur t’i vendosni në tavë lini hapësirë mes tyre.
Biskotat kur të piqen do të fryhen dhe distanca shmang bashkimin e tyre.
Futini biskotat për t’u pjekur në furrë të ngrohur me 180 gradë.
T’i lini në furrë për 20 minuta, ose derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
Kur të jenë pjekur largojini nga tava e nxehtë dhe lërini që të ftohen pak para se t’i shërbeni.
Nëse dëshironi mund t’i spërkatni me pak çokollatë të bardhë të shkrirë ose me sheqer pluhur.
Këto biskota mund të qëndrojnë të freskëta për 4-5 ditë dhe mund t’i shijoni me qumësht, kafe apo edhe në formën e ëmbëlsirës pas darke.