Biskota djathi dhe piperi të zi

Antipasta

Përbërësit
  • 3/4 filxhanë miell
  • 2 lugë çaji piper i zi
  • 4 lugë gjelle gjalpë (i ftohtë, i prerë në copa)
  • 1 filxhan djathë Pecorino (i grirë imët)
  • 1/4 filxhan ajkë (krem)
Përgatitja
1
Në një procesor ushqimi, shtojmë miell, piper dhe gjalpë dhe i rrahim disa herë derisa të krijohet një përzierje e miellit.
2
Shtojmë djathë dhe e rrahim deri sa të përziehet.
3
Shtojmë kremin e ajkës dhe vazhdojnë t’i përziejmë derisa përzierja të bëhet si brumë.
4
I japim formë brumit, e futim të mbështjellë në një enë plastike dhe e lemë të ftohet në frigorifer për të paktën 2 orë ose deri në 2 ditë.
5
Nxehim paraprakisht furrën në 170-180 gradë C dhe vendosim në të dy fletë pjekjeje.
6
Mbështjellim brumin në një drejtkëndësh rreth 6 mm të trashë dhe duke përdorur një rrotë prerëse pastiçerie e presim brumin në katrorë.
7
Vendosim këto copa në fletët e përgatitura për pjekje dhe i pjekim deri sa të marrin ngjyrë kafe të lehtë dhe të fryhen, rreth 15 deri në 20 minuta.
8
I lemë të ftohen në temperaturën e dhomës dhe i shërbejmë.
9
I ruajmë biskotat në një enë hermetike deri në 2 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *