Përbërësit
1/2 filxhan gjalpë
1 filxhan sheqer (i hollë)
1 e 1/4 filxhan ajkë (qumështi)
4 banane (të qëruara dhe të përgjysmuara për së gjati)
Përgatitja
1
Shkrijmë gjalpin në një tigan të madh, të rëndë në temperaturë mbi mesataren. I përziejmë me sheqer dhe i gatuajmë duke i trazuar, derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë ngjyrë kafe.
2
I përziejmë ngadalë në krem (ajkë). Përzierja do të lëshojë flluska.
3
E lemë përzierjen të vlojë për 1 minutë, pastaj ulim temperaturën.
4
Vendosim bananet në tigan dhe i gatuajmë derisa të nxehen për rreth 2 minuta. Shërbehet e nxehtë.