Mish Pule Me Qumësht

Pjata kryesore

Gatimet me mish pule janë të lehta, të shijshme e të shëndetshme.

Mishi i pulës nuk ka përse të jetë një gatim i thjeshtë dhe i rëndomtë.

Përkundrazi, ky lloj mishi meriton garnitura e receta interesante plot fantazi.

Përveç shijes, mishi i pulës është edhe i shëndetshëm, nëse gatuhet siç duhet.

Receta e mëposhtme e rekomanduar nga Receta Gatimi përshkruhet nga dashamirësit e mishit të pulës si receta më e mirë e të gjitha kohërave.

Kjo recetë vjen nga një prej shefave më në zë të kuzhinës ndërkombëtare, Jamie Oliver.

Receta E Mishit Të Pulës Në Tavë Me Qumësht

Kjo recetë ka të bëjë me pjekjen e pulës së plotë në një tavë të thellë të mbushur me qumësht, lëkurë limoni, kanellë dhe hudhër.

Po ta mendosh, këto përbërës në pamje të parë nuk shkojnë me njëra tjetrën.

Megjithatë ata shkrihen në një shije të plotë e të pasur kur bashkohen me mishin e pulës.

Në fillim pulën e plotë duhet ta piqni lehtas duke përdorur shumë yndyrë.

Ju mund të përdorni vaj ulliri ose gjalpë deri sa sipërfaqja e saj të marrë ngjyrë të kafenjtë.

Në këtë pikë, mund të largoni yndyrën e tepërt ose ta lini atë në tavë.

Më pas në tavë duhet të shtoni qumësht (2 gota e gjysmë me qumësht), lëkurën e dy limonëve, një shkop kanelle dhe sherebelë të freskët.

Shtoni edhe 6-7 thelbinj të qëruar hudhre.

Futeni pulën sërish në furrë dhe lëreni të piqet ngadalë jo në temperaturë maskimale (170 gradë) për 80 minuta.

Tavën duhet ta mbani me kapak për të paktën gjysmën e periudhës së gatimit. Ose nëse nuk keni kapak, mbulojeni me letër pjekjeje.

Gjatë pjekjes me kapak të mbyllur, mishi i pulës do të jetë i pjekur mirë por edhe i butë,

Aroma do të jetë e përqendruar dhe njëtrajtshme nga ato që të lënë symbyllur nga dëshira për të ngrënë.

Salca e formuar do të jetë shumë e shijshme dhe do të kënaqë të gjitha shqisat.

Products You May Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *